Ceremonia e shpalljes së fituesve u zhvillua ne mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit.
Përkthimi i librit shqip në gjuhë e kultura të tjera vijon të mbetet një prioritet për Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Nga 24 aplikime, juria e kryesuar nga Ben Andoni dhe anëtarë Irena Prici dhe Esmeralda Kromidha, vlerësoi për t’u mbështetur finaniciarisht nga QKLL, 6 autorët dhe veprat e mëposhtme:
- “Vrasje në kryeministri” nga Diana Çuli
- “Fëmijët” nga Luljeta Lleshanaku
- “Ridënimi” nga Fatos Lubonja
- “Në kërkim të këmishës së humbur” nga Arian Leka
- “Ajo e errëta” nga Enkelejd Lamaj
- “Në besë të tatuazhit tënd” nga Andreas Dushi