Forumi do të përfshijë seminare dhe prezantime ekonomike dhe takime mes investitorëve.

Fokus do të jenë sektorët: turizëm, IT, energji e rinovueshme, edukim dhe filtrim uji.

Jaka e mirëpriti ftesën, duke e cilësuar si një mundësi të vyer për forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve.

Ai theksoi se, megjithëse bashkëpunimi aktual tregtar është në nivele të ulëta, potenciali për zhvillim është i konsiderueshëm.