Një ditë pas pranimit të saj zyrtar në NATO, Finlanda njoftoi sot se kishte miratuar prokurimin e një sistemi të ri të mbrojtjes raketore nga Izraeli. “Sistemi i mbrojtjes ajrore i njohur si David’s Sling ka një vlerë bruto prej 316 milionë euro (345.7 milionë dollarë)”, tha Ministria e Mbrojtjes. Sistemi, i prodhuar nga kompania izraelite e mbrojtjes “Rafael”, pritet të zgjerojë ndjeshëm gamën e mbrojtjes ajrore të Finlandës me bazë tokësore. “David’s Sling”, i njohur gjithashtu si “Shkopi Magjik”, është një sistem i zhvilluar nga Izraeli në bashkëpunim me SHBA-në. “Shitja e tij në Finlandë është ende subjekt i miratimit nga qeveria amerikane”, tha ministria në Helsinki. Finlanda u bë dje zyrtarisht anëtarja e 31-të e NATO-s. Vendi nordik anëtar i BE-së aplikoi për anëtarësim në aleancë në maj 2022, për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. atsh
Finlanda blen sistemin e mbrojtjes izraelite pas hyrjes në NATO
RELATED ARTICLES