Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFinancimi:MBZHR shtyn afatet për dorëzimin e dokumentacionit

Financimi:MBZHR shtyn afatet për dorëzimin e dokumentacionit

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndryshuar udhëzimin aktual për administrimin e fondeve ne bujqësi, duke shtyrë afatin, për t’i dhëne më shumë kohë aplikantëve në dorëzimin e dokumentacionit. Fermerët që kanë aplikuar për subvencione në bujqësi përmes portalit e-Albania por që ende nuk kanë dorëzuar fizikisht dokumentacionin që nuk gjenerohet online, do të kenë afat deri më 31 korrik për të plotësuar dosjen, sa i takon masave 1-6, që lidhen me mbështetjen direkte të fermerëve në bujqësi, blegtori dhe bletari. Po ashtu edhe aplikantët e kualifikuar në fazën e parë, bazuar në listat e shpallura nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, duhet të dorëzojnë, brenda datës 31 korrik 2023, dokumentacionin e kërkuar. Dokumentacioni konsiderohet i dorëzuar me depozitimin në agropikë ose në zyrën qendrore të AZHBR ose i dërguar me postë. Sa i takon shpërndarjes së kartave me naftë falas tek fermerët, përpos dorëzimit direkt nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor tek përfituesit, ato do të mund të bëhen edhe me postë, ku në këtë rast procesverbali nënshkruhet nga nëpunësi i shërbimit postar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments