Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFinancat nisin konsultimet për hartimin e Paketës Fiskale 2024

Financat nisin konsultimet për hartimin e Paketës Fiskale 2024

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nisi konsultimet për hartimin e Paketës Fiskale që do të zbatohet për vitin 2024. Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero zhvilloi sot një takim pune për të mbledhur propozimet paraprake. Vjero bëri të ditur se propozimet paraprake të strukturave të MFE do të diskutohen gjerësisht edhe me të gjitha grupet e interesit. Kuvendi ka miratuar tashmë ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ndryshimet përcaktojnë që nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 % tatim, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15 % për fashën 0 deri 14 milionë lekë dhe mbi 14 milionë lekë vendoset tatimfitimi 23 %. Ligji përcakton dy afate zbatimi. Për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira, tatimi progresiv nga 15 % deri në 23 % do të nisë zbatimin nga 1 janari 2024, ndërsa për biznesin e vogël (duke përfshirë kategoritë e të vetëpunësuarit) efektet e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2029. Sipas të dhënave paraprake nga MFE janë rreth 7 mijë profesionistë të lirë që do të përfshihen në skemën e tatimit mbi fitimin, duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen. Në Shqipëri operojnë rreth 90 mijë biznese të vogla dhe rreth 25 mijë biznese të mëdha. Pra janë 115 mijë biznese të regjistruara, ndërsa tatimpagues është çdo person që realizon të ardhura në këtë vend. Rreth 700 mijë janë të punësuar, që e çon në mbi 800 mijë numrin e tatimpaguesve në vend. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments