Kryeministres së Britanisë së Madhe, Liz Truss, iu konfirmua se Mbretëresha Elizabeth II, vdiq në orën 16:30, të së enjtes. Kështu deklaroi Simon Case, sekretar në kabinetin e kryeministres Truss.
Pas deklaratës së saj në “Downing Street”, kryeministrja Truss foli me mbretin Charles dhe ajo gjithashtu pritet të kryesojë një takim të ministrave në orën 21:00.
Ndërkohë, nga tani, roli i deritanishëm i princit Charles, ndryshon tërësisht. Me vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, tani ai është Mbret.
Në momentin që mbretëresha vdiq, froni i kalon menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles, ish Princit të Uellsit.
Por ka një sërë hapash praktik – dhe tradicional – nëpër të cilat ai duhet të kalojë për t’u kurorëzuar Mbret.
Ai do të njihet si Mbreti Charles III
Ky ishte vendimi i parë i mbretërimit të mbretit të ri. Ai mund të kishte zgjedhur nga cilido nga katër emrat e tij – Charles, Philip, Arthur, George. Por Charles, nuk është i vetmi që përballet me ndryshim titulli.
Edhe pse ai është trashëgimtar i fronit, Princi William nuk do të bëhet automatikisht Princi i Uellsit. Megjithatë, ai trashëgon menjëherë titullin tjetër të babait të tij, Duka i Cornwall-it. Gruaja e tij Catherine do të njihet si Dukesha e Cornwall. Do të ketë gjithashtu një titull të ri për gruan e Charles.
Në rreth 24 orët e para, pas vdekjes së nënës së tij, Charles do të shpallet zyrtarisht Mbret. Kjo ndodh në Pallatin St James në Londër, përballë një organi ceremonial të njohur si Këshilli i Aderimit.
Ky është i përbërë nga anëtarë të Këshillit Privy – një grup deputetësh të vjetër, të kaluar dhe të tashëm, dhe kolegë – si dhe disa nëpunës të lartë civilë, komisionerë të lartë të Commonwealth dhe kryebashkiaku i Londrës.
Teoritikisht më shumë se 700 njerëz kanë të drejtë të marrin pjesë, por duke pasur parasysh kohwn e shkurtër, numri aktual ka të ngjarë të jetë shumë më i vogël. Në Këshillin e fundit të Aderimit në vitin 1952, morën pjesë rreth 200 veta.
Tradicionalisht, Mbreti nuk merr pjesë
Në takim, vdekja e Mbretëreshës Elizabeth do të shpallet nga President i Këshillit Privy (aktualisht deputet i Penny Mordaunt), dhe një proklamatë do të lexohet me zë të lartë.
Formulimi i shpalljes mund të ndryshojë, por tradicionalisht ka qenë një seri lutjesh dhe premtimesh, duke lavdëruar monarkun e mëparshëm dhe duke premtuar mbështetje për atë të riun.
Kjo shpallje më pas nënshkruhet nga një numër figurash të larta, duke përfshirë kryeministrin, kryepeshkopin e Canterbury-t dhe Lordin Kancelar.
Ashtu si me të gjitha këto ceremoni, do t’i kushtohet vëmendje asaj që mund të jetë ndryshuar, shtuar ose përditësuar, si shenjë e një epoke të re.
Këshilli i Aderimit mblidhet përsëri – zakonisht një ditë më vonë – dhe këtë herë Mbreti do të marrë pjesë, së bashku me Këshillin.
Nuk ka asnjë “betim” në fillimin e mbretërimit të një monarku britanik, në stilin e disa krerëve të tjerë të shtetit, si presidenti i SHBA. Por ka një deklaratë të bërë nga Mbreti i ri dhe – në përputhje me një traditë që daton nga fillimi i shekullit të 18-të – ai do të bëjë një betim për të ruajtur Kishën e Skocisë.
Pas një buçitjes së trumbetistëve, do të bëhet një shpallje publike duke shpallur Charles si Mbretin e ri. Kjo do të bëhet nga një ballkon mbi Gjykatën Friary në Pallatin e St James, nga një zyrtar i njohur si Mbreti i Armëve, Garter.
Ai do të thërrasë: “Zoti ruaj Mbretin”, dhe për herë të parë që nga viti 1952, kur luhet himni kombëtar, fjalët do të jenë “Zot ruaje Mbretin” në vend të fjalëve të deritanishme “Zot ruaje Mbretëreshën”.
Përshëndetjet me armë do të bëhen duke shtënë në Hyde Park, Kulla e Londrës dhe nga anijet detare, dhe deklarata që shpall Charles si Mbret, do të lexohet në Edinburg, Cardiff dhe Belfast.
Kurorëzimi
Pika e lartë simbolike e ceremonisë do të jetë kurorëzimi, kur Charles të kurorëzohet zyrtarisht si Mbret. Për shkak të përgatitjes së nevojshme, kurorëzimi nuk ka gjasa të ndodhë shumë shpejt. Mbretëresha Elizabeth pasoi fronin në shkurt 1952, por nuk u kurorëzua deri në qershor 1953.
Për 900 vitet e fundit kurorëzimi është mbajtur në Westminster Abbey – Uilliam Pushtuesi ishte monarku i parë që u kurorëzua atje, dhe Charles do të jetë i 40-ti.
Është një shërbim fetar anglikan, i kryer nga Kryepeshkopi i Canterbury-t. Pika kulminante e ceremonisë, është kur Charles o të vendosë kurorën e Shën Eduardit në kokë – një kurorë e fortë prej ari, që daton nga viti 1661.
Kjo është pjesa qendrore pasi bizhuteritë e kurorës dhe të tjerat që vendosen nga monarku vetëm në momentin e kurorëzimit, peshojnë jo më pak 2.23 kg.
Ndryshe nga dasmat mbretërore, kurorëzimi është një rast shtetëror – qeveria paguan për të dhe në fund vendos listën e të ftuarve.
Do të ketë muzikë, lexime dhe rituali i vajosjes së monarkut të ri, duke përdorur vajra portokalli, trëndafili, kanelle, myshku dhe qelibar.
Mbreti i ri do të bëjë betimin dhe do të kurorëzohet, derisa bota është duke e parë. Gjatë kësaj ceremonie ai do të marrë sferën dhe skeptrin si simbole të rolit të tij të ri dhe Kryepeshkopi i Canterbury-t do të vendosë kurorën e fortë prej ari mbi kokën e tij.
Kreu i Commonwealth
Charles është bërë kreu i Commonwealth, një organizim i 56 vendeve të pavarura që përbëhet nga 2.4 miliardë njerëz. Për 14 nga këto vende, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Mbreti është kreu i shtetit.
Këto vende, të njohura si mbretëritë e Komonuelthit, janë: Australia, Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Belize, Kanada, Grenada, Xhamajka, Papua Guinea e Re, Shën Christopher dhe Nevis, Shën Lucia, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Zelanda e Re, Solomon Ishujt, Tuvalu.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616489