Pothuajse 2 000 pasgoditje kanë troditur një provincë jugore të Filipineve pas një tërmeti me magnitudë 7,4 që shkaktoi të paktën tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe qindra shtëpi dhe ndërtesa të dëmtuara, thanë sot zyrtarët. Pasgoditjet përfshinin një tërmet me magnitudë 6,8 që goditi sot në orën 3:49 të mëngjesit, qytetin Cagwait në provincën Surigao del Sur, rreth 100 kilometra nga qyteti Hinatuan, epiqendra e lëkundjeve të së shtunës. Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) tha se deri më tani ishin regjistruar afërsisht 2 000 pasgoditje që nga 2 dhjetori. Drejtori i Phivolcs, Teresito Bacolcol u bëri thirrje banorëve të prekur që të mos hyjnë në shtëpitë e tyre nëse dëmtohen. Filipinet janë të vendosura në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, ku ndodhin rreth 90% e tërmeteve në botë. Një nga tërmetet më të forta që goditi vendin ishte në korrik 1990, ku u vranë më shumë se 2 400 persona, në ishullin verior të Luzonit gjatë një tërmeti 7, 8 ballë.
FILIPINE – 2 000 pasgoditje nga një tërmet 7,4 ballë Rihter
RELATED ARTICLES