Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREFiket sistemi i ndriçimit në fund të ditës së punës

Fiket sistemi i ndriçimit në fund të ditës së punës

Bashkia e Parisit ka bërë të ditur se të gjitha dritat në zyra dhe dyqane do të fiken në fund të ditës së punës. Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë. Siç raportoi rrjeti francez ”France Bleu” i radiostacioneve lokale dhe rajonale, bizneset që nuk respektojnë këtë vendim do të gjobiten nga 750 deri në 1 500 euro. Njoftimi vjen në mes të krizës energjetike në Evropë që është shkaktuar nga lufta ruse kundër Ukrainës. Për t’u përballur me krizën energjetike, qeveritë evropiane po përpiqen të diversifikojnë furnizimet e tyre dhe të marrin masa për të reduktuar kërkesën dhe për të kursyer energji. Duke filluar nga 1 dhjetori, bashkia e Parisit gjithashtu do të fikë dritat në tabelat e reklamave nga ora 23:45 deri në orën 06:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments