Sot në Shkodër nis Festivali Teatror i shkollave të mesme, “You’Theater 2023”. Në këtë festival do të shfaqen gjithsej gjashtë vepra të vëna në skenë nga nxënësit e shkollave të mesme të Shkodrës, të cilët kanë kohë që përgatiten për këtë event që është kthyer në traditë për këtë qytet. Sot, festivali hapet me dramën “Kati i 15-të” e vënë në skenë nga nxënësit e shkollës “28 nentori”, me regji të Fritz Selmanit. Të gjitha pjesët teatrale të përzgjedhura do të vihen në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Nxënësit kanë përzgjedhur edhe vepra shqiptare. Ditët në vazhdim do të shfaqen dramat: “Pjata prej druri”, “Metamorfoza”, “Riedukimi i Apolonit”, “Njeriu që pa vdekjen me sy” dhe “14 vjeç dhëndër”. atsh