Festivali “Moisiu”

0
5

estivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” do të zhvillohet së shpejti në Tiranë, në datat 20-27 nëntor. Me këtë rast organizatorët zhvilluan një konferencë për mediet, në ArTurbina.

Në fjalën e tyre, drejtuesit e teatrove tona, Adem Karaga (Teatri Shqiptar i  Shkupit), Altin Basha (Teatri Kombëtar i Shqipërisë) dhe Kushtrim Sheremeta (Teatri Kombëtar i Kosovës) theksuan rëndësinë e këtij festivali për zgjerimin e bashkëpunimit të vendeve tona në fushën e teatrit, ekipeve të brezave, atyre më të rinj dhe më me përvojë, shijeve estetike, takimeve dhe debateve me fokus përmirësimin.

Shfaqjet e festivalit do të kenë hyrje të lirë për spektatorët, për t’u dhënë mundësinë secilit të ndjekin nga afër punën  e regjisorëve, aktorëve, skenografëve, kostumografëve, kompozitorëve.

Gjatë takimit të parë në vigjilje të këtij festivali u shpallën edhe anëtarët e jurisë. Vendi pritës, Shqipëria, ka një anëtare jurie, aktoren Yllka Mujo, ndërsa miqtë, nga dy anëtarë. Teatri Shqiptar i Shkupit ka angazhuar aktorin Dritëro Ame dhe gazetaren e publicisten Diana Toska, ndërsa Teatri Kombëtar i Kosovës, aktorët Armond Morina dhe Shengyl Ismaili.

Edicioni i dytë i “Moisiu-t” do të mbyllet me bashkëprodhimin e tri teatrove, “Shtëpia e Zotit” me autor Ledian Gjeçi dhe regji nga Ilir Bokshi. Kjo shfaqje është jashtë garës.

Festivali “Moisiu” është mbajtur në Shkup vitin e kaluar, këtë vit në Tiranë dhe vitin e ardhshëm do ta mikpresë Prishtina.

Çmimet që do të ndahen në festival janë si më poshtë:

Shfaqja më e mirë

Regjia më e mirë

Aktori më i mirë

Aktorja më e mirë

Aktori i dytë më i mirë

Aktorja e dytë më e mirë

Aktori  i ri ose aktorja e re më e mirë

Skenografia më e mirë

Kostumografia më e mirë

Kompozitori ose kompozitorja më e mirë

Çmimi i dramës shqipe

Çmimi i karrierës