Friday, May 9, 2025
HomeSOCIALEFestivali i skulpturave të rërës përfshin edhe fëmijët

Festivali i skulpturave të rërës përfshin edhe fëmijët

Në Velipojë vazhdojnë ditët e festivalit të skulpturave të rërës LAS Art Festival. Skulptorët e ardhur nga vende të ndryshme të botës, kanë nisur t’u japin jetë veprave të tyre, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj. Mes skulptorëve të huaj, me rërën e Velipojës po punon edhe Ardian Pepa, skulptor i njohur dhe pedagog në Universitetin e Arteve të Tiranës. Artistët e tjerë janë nga Bullgaria, Greqia, Italia, Letonia, Portugalia e Serbia. Kjo është hera e parë që në Shqipëri po zhvillohet një festival me skulptura rëre. LAS Art Festival, përveç artistëve, ka përfshirë edhe fëmijët. Për ta janë organizuar disa lloj aktivitetesh, në mënyrë që të angazhohen duke u zbavitur e njëkohësisht edhe të edukohen me artin dhe lojën në grup. Për Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, të tilla aktivitete artistike janë edhe promotorë të potencialeve turistike të zonës. Ky festival mundësohet dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës.https://ata.gov.al/2022/08/26/festivali-i-skulpturave-te-reres-perfshin-edhe-femijet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments