Për herë të parë Pogradeci bëhet mikëpritësi i një aktiviteti të veçantë, Festivali i Peshkatarëve shqiptarë. Ky evenimet i mbështetur nga Shoqata e Peshkatarëve, bën bashkë për tre netë në Odeonin e qytetit, jo vetëm profesionistët dhe të apasionuarit pas peshkimit, por edhe kuzhinierë, artistë të botës së muzikës dhe pikturës si dhe të ftuar specialë. Festivali krijon një atmosferë ndryshe për turistët dhe vizitorët që po frekentojnë qytetin e bukur liqenor në këtë sezon vere. Në Festivalin e Peshkatarëve shqiptar, muzika e mirë shkon bashkë me degustimin e disa prej pjatave më tradicionale, ku korani i famshëm do të jetë kryefjala.