Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFestivali i Këngës Arbëreshe zhvilloi edicionin e 41-të

Festivali i Këngës Arbëreshe zhvilloi edicionin e 41-të

Në San Demetrio Corone (Shën Mitri) në Kalabri, për tri net radhazi u zhvillua edicioni i 41-të i Festivalit të Këngës Arbëreshe. Ky festival është ndër nismat e para dhe më të rëndësishme të organizuara nga shqiptarët e Italisë për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë e tyre kulturore. Festivali i Këngës Arbëreshe u mbajt në datat 10, 11, 12 gusht. Festivali i arbëreshëve lindi si ide në vitin 1980, siç edhe ka nënvizuar krijuesi i kësaj ngjarjeje dhe juristi Giusseppe D’Amico, nga trashëgimia e pasur muzikore e arbëreshëve që përbëhej nga “vjershat” (këngë tradicionale) mjaft të përhapura tek të rinjtë. Në këtë mënyrë lindi nevoja dhe dëshira për të prodhuar këngë të reja si në tematikë edhe në ritme, duke pasuruar muzikologjinë arbëreshe. Ndër vite ky festival ka prodhuar qindra këngë të reja dhe ka promovuar në tregun muzikor, autorë e interpretues të rinj. Por njëkohësisht është bërë edhe “simboli” dhe “flamuri” i pasardhësve të Skënderbeut, një bashkësi e gjallë dhe moderne që ripërtërihet në traditë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ