Pogradeci mirëpriti për herë të parë Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit, një event kulturor që bashkoi artistë nga më shumë se 30 vende të botës.
Sipas organizatorëve, Pogradeci është qyteti i duhur për realizimin e një festivali të tillë në përmasa të mëdha. Në event u shfaqën 200 vepra nga artistë të mbi 30 vendeve të botës, si India, Turqia, Italia, Greqia, Kosova, Shqipëria, Brazili, Malajzia, Bangladeshi, Meksika, Bullgaria, Spanja, Portugalia, Korea, Lituania, Vietnami, Singapori e shumë vende të tjera.
Një pjesë e punimeve të festivalit do t’i dhurohet fondit të Galerisë së Artit të Pogradecit, ndërsa artistët realizuan krijime edhe në destinacione të tjera të zonës, si Tushemishti, Lini dhe Varret e Selcës.





