Festivali organizohet çdo vit nga Spitali Mbretëror Veterinar, ku zgjidhen macet më të bukura.
Festivali do të mbahet në disa faza.
Në fazën e parë do të përzgjidhen macet që kanë marrë më shumë pëlqime dhe komente në rrjetet sociale.
Në raundin e dytë, 10 macet fituese do të vlerësohen nga një panel gjyqtarësh për të përcaktuar fituesit.
Në festivalin e këtij viti, një mace me emrin Gula Rana fitoi vendin e parë për shkak të bukurisë dhe atraktivitetit të saj.
Çmimet e festivalit u përcaktuan në para të thata.
Vendi i parë mori 300 mijë dinarë (193 euro), vendi i dytë mori 200 mijë dinarë (129 euro) dinarë dhe vendi i tretë mori 100 mijë dinarë irakian (64 euro).
Vlen të përmendet se festivali “Miss Cat” në Suleymaniyah është bërë ngjarje vjetore dhe e ndjekur, ku njerëzit kanë mundësinë të tregojnë kafshët e tyre të dashura dhe përmes këtij festivali i përçohet shoqërisë mesazhi i kujdesit për kafshët dhe mbrojtjes së tyre