Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIFestat , 10 mijë lekë për disa kategori sociale që trajtohen me...

Festat , 10 mijë lekë për disa kategori sociale që trajtohen me ndihmë ekonomike

Këshilli i Ministrave, me rastin e festave të fundvitit, ka nxjerrë një vendim, lidhur me shpërblimin e disa kategorive të veçanta për vitin 2023. Lajmi publikohet nga rtsh.al. Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, qeveria vendosi se përfitojnë shpërblim financiar për vitin 2023, në masën 10 000 lekë familjet me fëmijë të grupmoshës 0–18 vjeç, përfitues të skemës së ndihmës ekonomike, fëmijët me aftësi të kufizuara, përfitues të skemës së aftësisë së kufizuar, dhe fëmijët pa kujdes prindëror të vendosur në familje alternative. Përfitojnë shpërblim financiar për vitin 2023, në masën 5 000 lekë, përfituesit e ndarë sipas kategorive të mëposhtme: a) Familjet e tjera, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike; b) Personat me aftësi të kufizuara; c) individët përfitues sipas “Statusit të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”; ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit “Për statusin e të verbrit”. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 939 500 000 lekë dhe përballohen nga fondi i kontingjencës, miratuar për vitin 2023. “Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.”, thuhet në vendim. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ