Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se, në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit, “FESTAForum”, që do të zhvillohet nga 3-5 prill në Tiranë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit, do të marrin pjesë të ftuar të veçantë. Kumbaro tha se, “në ceremoninë e mirëseardhjes do të kemi historianen dhe autoren e emisionit “Treasures of the World” Bettany Hughes; Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian dhe njëherazi Komisionerin Europian për Veprimet Klimatike, Frans Timmermans si edhe bashkëpunëtorin Zurab Pololikashvili, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit”. “Nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama dhe me pjesëmarrjen e kolegëve ministra nga Ballkani dhe Europa, drejtuesve të markave më të njohura në industrinë e turizmit, të udhëtimeve e të mikpritjes, investitorë e turoperatorë do të marrin pjesë në një festë të vërtetë promovimi për Shqipërinë”, tha Kumbaro. atsh