Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEFesta “Tava e krapit” në Shkodër, ndërthurje e traditës me turizmin

Festa “Tava e krapit” në Shkodër, ndërthurje e traditës me turizmin

Shkodra përjetoi atmosferë festive ndërsa u zhvillua festa e “Tavës së krapit”. Kjo festë përbën risi në Shkodër dhe solli një ndërthurje të traditës me turizmin dhe artizanatin, mjeshtrisë e kulturës qytetare në përgjithësi, me gatimin tipik shkodran, të “Tavës së krapit”. Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja postoi në rrjetet sociale momente nga kjo festë. “Një festë e re me theks traditat, e cila solli në vëmendje gatimin lokal Shkodran, duke sjellë së bashku aktorët e komunitetit, që nga ambientalistët e liqenit të Shkodrës, varkapunuesit, peshkatarët, fermerët e zonës, që ofrojnë e prodhojnë ushqimet e këtij gatimi, të rinjtë e përfshirë në arsimin profesional të kuzhinës dhe të turizmit, si dhe shumë vizitorë turistë”, shkroi Gonxhja. Shkodra këtë sezon turistik ofron paketë të plotë si me vizitat historike dhe kulturore ashtu edhe në argëtim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments