Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFesta e mollës në Korçë

Festa e mollës në Korçë

Qarku i Korçës, një prej prodhuesve më të mëdhenj të mollës në vend, për të disatin vit radhazi ka organizuar pasditen e së shtunës festën e mollës. Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, publikoi në rrjetet sociale foto nga aktiviteti i organizuar, për festën e mollës, teksa tha se, “sollëm edhe këtë vit “Festën e Mollës” në fshatin Dvoran me qëllim promovimin e një prej produkteve tona më të njohura”. Panairi me varietete mollësh të zonës së Korçës, lojërat për fëmijët dhe muzika argëtuan pjesëmarrësit e shumtë. Pjesë e festës këtë vit u bënë edhe 16 fermerë e specialistë të rinj të frutave, të cilët u certifikuan nga GIZ për pjesëmarrje në trajnimin “Mbi kontrollin biologjik të krimbit dhe kromës së mollës”, në kuadër të programit SRD/GIZ Albania. Molla e Korçës, mbetet e pakonkurrueshme në cilësi e shije ndaj dhe fermerët prodhues të këtij fruti synojnë zgjerimin e tregjeve të shitjes. Fermerët e rajonit të Korçës prodhojnë rreth 100 mijë tonë mollë në vit dhe mbi 40% e këtij prodhimi ruhet në kushte frigoriferike. Eventi bëri bashkë vizitorë e familjarë të cilët bashkërisht ndihmuan fermerët në vjeljen e mollëve. Festa vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes nën tingujt e muzikës, kërcimit dhe degustimit të ushqimeve tradicionale të zonës.https://ata.gov.al/2022/10/16/festa-e-molles-ne-korce-fermeret-e-dvoranit-festojne-vjeljen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments