Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIFermerët e luleshtrydhes në tregjet Europiane

Fermerët e luleshtrydhes në tregjet Europiane

Fermerët në Fier kanë shtuar sipërfaqet e tokave të mbjella me luleshtrydhe ku mbi 80% të këtij prodhimi e eksportojnë në tregjet europiane. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes politikave dhe mekanizmave të financimit po i mbështet fermerët e këtij sektori që kultivojnë “frutin e kuq” kryesisht në serra, sipas teknologjive më të mira. Skema e naftës falas për bujqësinë, nga e cila kanë përfituar pothuajse të gjithë fermerët e zonës, por edhe subvencionimi për plasmasin në serra janë lehtësi që u janë kthyer në më shumë të ardhura familjeve fermere. Trendi dhe modeli i biznesit të luleshtrydhes është kthyer në pasion edhe për shumë të rinj të zonës, që po angazhohen në bujqësi duke aplikuar dhe projekte novatore për të konkurruar sa më mirë në tregun me prodhime cilësore dhe të bollshme. Marsi shënon edhe nisjen e sezonit të vjeljes së luleshtrydhes dhe fermerët në qarkun e Fierit janë në kulmin e punës. Prodhimi është i mbarë dhe cilësor ndaj tregun e kanë të sigurtë. Kultivimi i luleshtrydhes është kthyer në biznes fitimprurës për fermerët e kësaj zone. Në Frakull luleshtrydhja tregtohet me shumicë 210 deri në 240 lek për kg, por vetëm 15% e prodhimit mbetet për tregun vendas. Me një prodhim prej 75 mijë kuintalësh në sezon, luleshtrydhja e Frakullës eksportohet në Itali, Rumani, Poloni e Çeki. Vetëm në Frakull të Fierit janë mbi 280 fermerë që kultivojnë luleshtrydhen me një sipërfaqe totale prej 170 ha. Pjesa më e madhe e tyre janë mbështetur nga Ministria e Bujqësisë me subvencione si për naftën ashtu dhe për ndërtimin e serrave. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ