Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFermerët do mësojnë praktikat e bujqësisë inteligjente

Fermerët do mësojnë praktikat e bujqësisë inteligjente

Bujqësia inteligjente është ende një nocion i ri për vendin tonë por që shihet me shumë interes nga sipërmarrjet bujqësore për të nisur zbatimin. Zëvendësrektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Ilir Kapaj tha se, “një iniciativë e përbashkët e UBT-së me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, do të jetësojë së shpejti, krijimin e 50 fermave model, ku çdo fermer i përzgjedhur do të mësohet për praktikat më të mira të bujqësisë inteligjente”. Ai bën të ditur se në Shqipëri kanë filluar të aplikohen elementë të bujqësisë precize. GPS dhe imazhet satelitore, hartëzimi i tokave bujqësore po përdoren nga fermerët në aktivitetet e tyre bujqësore për një trajtim të personalizuar të sipërfaqes së tokës. “Në Shqipëri ka raste ku po përdoret teknologjia smart, si p.sh investimi në panelet diellore në fermë.

Ndërsa fermerët që kultivojnë mollë në zonën e Korçës, përmes instalimit të aparaturave smart, iu sugjerohet veç të tjerash spërkatjet që duhen bërë në këtë plantacion molle në një periudhë të caktuar kohe” u shpreh Kapaj, në një prononcim për mediet. Kapaj tha se, “në kushtet e Shqipërisë hapësirat e bujqësisë smart janë më të kufizuara. Shkak janë profili dhe natyra që kanë fermat bujqësore, por edhe madhësia e kufizuar e tyre”. Por sipas tij, në Shqipëri mund të përdoren sensorët për faktorët e mjedisit apo dronët dhe GPS, që lidhen me prodhimet në sera, plantacionet dru frutore dhe në fermat e mëdha blegtorale, teksa bëri të ditur se, po punohet për informimin dhe trajnimin e fermerëve në përdorimin e teknologjive të reja në bujqësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments