Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë fitoi 6 çmime në Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës “Small Montmartre of Bitola 2025”.

QKKF u prezantua me 31 piktura dhe është vlerësuar me 3 çmimet “Golden Palette” dhe 3 dhe “Diploma Winners”.

Konkursi Ndërkombëtar i Pikturës “Small Montmartre of Bitola” zhvillohet prej 43 vjetësh në qytetin e Manastirit (Bitola) të Maqedonisë së Veriut.

Nxënësit shqiptarë kanë punuar me tema të ndryshme, në teknikat: akrilik, akuarel, lapustila, ngjyra druri, pastel dhe teknika mikse.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 23 maj, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga ekipi i saj, me mësuesen udhëheqëse Ruzmira Beqiraj Bejaj dhe 6 kampionet e vogla