Studimi përfshinte gati 200 fëmijë.
Të ngrënit në mënyrë të pavarur përfaqëson një nga fazat më të rëndësishme të zhvillimit në rritjen e çdo fëmije dhe është një aftësi që përgjithësisht fitohet deri në vitin e dytë e gjysmë të jetës.
“Koha e vakteve nuk është vetëm një mundësi për të kënaqur nevojën për ushqim por është një kontekst në të cilin aktivizohen procese të shumta zhvillimore, që përfshijnë zhvillimin motorik, konjitiv dhe socio-emocional të një fëmije”, thekson Giulia Pecora, autore e studimit.
Rezultatet e studimit tregojnë se inkurajimi i të ushqyerit të pavarur ka gjithashtu efekte pozitive në zhvillimin e gjuhës.
“Fëmijët që mësojnë të hanë në mënyrë të pavarur herët kanë më shumë mundësi për të manipuluar ushqimin dhe për të përsosur aftësitë e tyre motorike përmes lëvizjeve të duarve, dhe kjo ndikon gjithashtu në aftësinë e tyre për të komunikuar përmes gjesteve, gjë që është thelbësore në këtë moshë”, thesojnë autorët e studimit.





