Federata e Futbollit të Belgjikës zgjodhi Pascale Van Damme presidente. “Kjo më jep besim të madh se i gjithë bordi i RBFA-së dhe bordi i drejtorëve duan të hapin një faqe të re së bashku dhe të vazhdojnë të ndërtojnë të ardhmen e RBFA-së me forca të bashkuara”, tha Van Damme në një deklaratë, duke iu referuar Federatës Mbretërore të Futbollit të Belgjikës, emri zyrtar i federatës. “Po i drejtohem bordit të RBFA, bordit të drejtorëve, Pro League, Voetbal Vlaanderen dhe Association des Clubs Frankofones de Football që të bashkohen me mua për të shkruar histori të re për një të ardhme të ndritur për ‘Djajtë e Kuq’, ‘Zjarrin e Kuq’ dhe qindra mijëra futbollistëve të tjerë, tifozëve dhe anëtarëve që përfaqësojmë. Së bashku më mirë!”, shtoi ajo. Bordi i RBFA emëroi Van Damme si zëvendësuesen e Paul Van den Bulck në largim, i cili dha dorëheqjen pas më pak se një viti në detyrë. Roberto Martinez, 49-vjeç, u largua nga posti i trajnerit të Belgjikës më 2 dhjetor të vitit të kaluar pas eliminimit të tyre nga Kupa e Botës Katar 2022 në fazën e grupeve. Në shkurt, Belgjika emëroi Domenico Tedesco si trajnerin e ri i cili do të zëvendësojë Martinezin. ATSH