Ai është poeti kontemporan i vargjeve elegjike. Lindi në Zvërnec të Vlorës dhe studimet e larta për ekonomi i kreu në Sofje, por mbetet në historinë e letrave shqipe si poeti modernist e i pakompromis me realizmin socialist e kornizat ku duhej të vendosej arti. Për sensin e tij të kritikës antiburokratike dhe analizës që zhvilloi në vitin 1973 në Pleniumin e IV-rt për kritikën e veprës “Drama e një partizani pa emër”, zhvendoset nga pozicioni i pedagogut drejt shkollës së mesme të natës “Sami Frashëri” të Tiranës. Megjithatë Fatos Arapi nuk rreshti së dashuruari letërsinë e gazetarinë, të cilave iu kushtua pas kthimit në atdhe. Arapi ka botuar vëllimet “Shtigje poetike”, “Poezi dhe vjersha”, tregime të shkurtra si: “Në Tiranë kur s’ke ç’të bësh”, “Horrat e ndershëm” etj. Arapin e hasim edhe në trajtën e përkthyesit në veprat e Nerudës, të Safos, si edhe si studiues të temave historike (“Çështja shqiptare dhe kriza ballkanike”).