Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFasha 800 kW: Nga 1 tetori

Fasha 800 kW: Nga 1 tetori

Nga 1 tetori do të nisë faturimi i energjisë elektrike me çmimin e ri për çdo konsumator familjar me konsum mujor mbi 800 kilovat. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se do t’i kërkohet ERE-s, që ky çmim i energjisë mbi fashën 800 kW të qëndrojë në fuqi deri në fund të këtij viti, dhe më pas në varësi të situatës të përcaktohet çmimi i ri. Sipas saj, çmimi i ri që do të miratohet nga ERE, mund të jetë më i ulët, por edhe mund të vendoset heqja e fashës, kjo në varësi të prodhimit vendas dhe çmimit të mishelimit të energjisë. “Nuk kemi qenë dakord për fashën, por është një masë për të kursyer. Dhe ne fashën 800 kilovat nuk e kemi vendosur vetëm mbi parimin se sa familje konsumojnë, por edhe mbi parimin se çfarë mbulon kjo fashë. Nga 1 milion e 90 mijë abonentë, vetëm 40 mijë e kalojnë fashën prej 800 kilovat. Në periudhën më të ftohtë mund të kemi edhe shtim të numrit të familjeve që kalojnë mbi këtë fashë“, tha ajo.http://ata.gov.al/2022/09/16/fasha-800-kw-balluku-nis-zbatimin-nga-1-tetori/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments