Zona e Tropojës, Bajram Currit dhe fshatrat përreth, po përqafojnë inovacionin digjital përmes Nismës së Fshatrave Digjitalë (Digital Villages Initiative) të FAO-s. Ekspertë të FAO-s, po punojnë me fermerë, artizanë, gra sipërmarrëse dhe të rinj vendas, për të identifikuar sfidat dhe për të gjetur zgjidhje për një të ardhme më të mirë për komunitetin rural.
Nga bujqësia tradicionale tek turizmi, projekti po punon për shfrytëzimin e avantazheve të teknologjisë dixhitale për të rritur prodhimin bujqësor dhe për të përmirësuar jetesën e njerëzve të zonës. FAO synon të fuqizojë komunitetet dhe të çeli potencialin e plotë të Tropojës në disa drejtime të zhvillimit të bujqësisë dhe produkteve konkurruese në treg.