Pas tri vitesh mungesë, për shkak të pandemisë u rikthye për lexuesin një nga ngjarjet më të mëdha të librit. Mijëra vizitorë ndoqën panairin, pjesë e të cilit ishte edhe Shqipëria me stendën e saj, falë bashkëpunimit me rrjetin Traduki dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturë së Shqipërisë dhe organizimit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Një sërë aktivitetesh mbi letërsinë bashkëkohore u organizuan nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Të pranishëm ishin autorët Lindita Arapi, Arian Leka, Ag Apolloni, Loer Kume, Andreas Dushi, Flogerta Krypi, Ervin Nezha, Stefan Çapaliku, Ana Kove etj. E ardhmja përmes librit erdhi në refleksionet e autorëve të rinj shqiptarë përballë një audience të gjerë. Ndërsa u diskutua edhe për letërsinë si formë komunikimi mes kulturave të ndryshme. I pranishëm në aktivitete ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko. “Fani në kërkim të dritës”, libri i dashur për lexuesit e vegjël shqiptarë i shkrimtares Rovena Rrozhani shënoi suksesin e radhës në këtë panair duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve. Zonja Klafe, një mësuese vullnetare në një shkollë fillore gjermane, pasi vizitoi stendën e Shqipërisë, zgjodhi librin për fëmijë “Fani në kërkim të dritës”. Në një video të postuar në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ajo tha se kujdesej në shkollë për një nxënës shqiptar që nuk i pëlqen librat në gjermanisht dhe prandaj ajo do t’i tregonte librin në shqip, duke falenderuar për mundësinë që iu dha. “Fani në kërkim të dritës”, botuar nga “Mediaprint” është fitues i Fondit të Letërsisë për Fëmijë nga QKLL, finalist i Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2020 dhe njëri prej librave më të dashur nga fëmijët të autores Rovena Rrozhani. Historia e xixëllonjës që nuk bën dritë dhe kalon në disa aventura për të gjetur besimin në vete, do të vijë së shpejti në një film të animuar të regjisorit të njohur të animacionit shqiptar, Artur Dauti i cili është gjithashtu ilustrues i librit. Pas tre vitesh mungese nga pandemia, Shqipëria u rikthye në Panairin e Librit në Leipzig, një traditë falë bashkëpunimit me rrjetin Traduki dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe organizimit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on