Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFan Noli, deputet i Korçës

Fan Noli, deputet i Korçës

Fan Noli u zgjodh deputet i Korçës më 27 dhjetor të vitit 1923. Jeta parlamentare e Nolit nisi me zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921, kur mori detyrën si deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921-30 shtator 1923). Në vijim ai shërbeu për pak kohë si ministër i Jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypit. Ishte kryetar i Partisë Popullore. Fan Noli qe figura kryesore e Lëvizjes së Qershorit 1924. Pas Triumfit të Legalitetit, u dënua me vdekje në mungesë. Sipas vetë Nolit, programi i tij prej njëzet pikash për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, çalonte tek theksi që i vinte reformës agrare. Në shumatoren e angazhimit të tij të dendur pikëtakoheshin veprimtari të larmishme, siç qenë: poezia, filozofia, historia, politika dhe feja, të cilat priheshin në ansambël nga qëllimi i ngutshëm i konsolidimit të shtetit të ri shqiptar. Megjithëkëtë, vokacioni i tij i vërtetë qe priftëria. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foto të programit të qeverisë Noli, i cili pikën e parë e kishte çarmatimin e gjithë popullatës dhe përfundonte me pikën e 20-të, për vendosjen e marrëdhënieve miqësore me gjithë shtetet e veçanërisht me vendet fqinje. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments