Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFamilja Kelmendi përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision

Familja Kelmendi përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision

Albina dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023, i cili do të mbahet në Liperpul. Albina dhe familja e saj morën votat maksimale nga votimi me mesazhe i publikut. Kënga “Duje” pati ovacione dhe u këndua nga spektatorët e Festivalit të 61-të të Këngës në RTSH, ndërsa Albina dhe familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës me vlerësimin e jurisë profesioniste. “Ju dua shumë do ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh këngëtarja në skenë, pasi mori çmimin e shumëpritur. Këtë vit Festivali i Këngës në RTSH vendosi që për herë të parë kënga përfaqësuese në Eurovision të zgjidhej 100% nga votat e publikut. Ndërsa Elsa Lila është fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH me këngën “Evita” dhe vendi i tretë u mor nga 2 Farm me këngën “Atomike. Në skenë e Festivalit të përvitshëm të RTSH-së u ngjitën edhe balerinët e njohur Ambeta Toromani që rikthehet në këtë skenë pas 20 vitesh dhe Klejdi Kadiu. Me kostumet tradicionale popullore shqiptare, balerinët dhuruan emocione me interpretimin e valleve popullore. “Në skenë nuk kemi kërcyer asnjëherë të dy së bashku këngë popullore. Adrenalina që të sjellë skena është e madhe, por publiku na jep forcë”, u shprehën dy balerinët. Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpul, pasi Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës.https://ata.gov.al/2022/12/23/albina-dhe-familja-kelmendi-perfaqesojne-shqiperine-ne-eurovision-elsa-lila-fiton-cmimin-e-pare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ