Emma Heming-Willis, bashkëshortja e aktorit amerikan, Bruce Willis njoftoi se do të dhurojë trurin e bashkëshortit të saj pas vdekjes se tij për kërkime shkencore, sipas “Washington Post”.
Aktori 70-vjeçar u diagnostikua tre vjet më parë me demencë frontotemporale, një gjendje shëndetësore që prek kujtesën, komunikimin dhe aftësitë njohëse.
Modelja dhe aktorja britaniko-amerikane e quajti vendimin emocionalisht të vështirë, por të rëndësishëm për shkencën.
Sipas saj, kjo do t’i ndihmojë shkencëtarët në studimin e demencës frontotemporale, nga e cila vuan edhe Bruce Willis.
Në vitin 2022, Bruce i dha fund karrierës së tij si aktor për arsye shëndetësore.
Një vit më vonë, familja e aktorit raportoi se Willis vuante nga demenca frontotemporale.
Aktualisht nuk ka një trajtim për këtë sëmundje. Heming vuri në dukje se ndërsa gjendja e bashkëshortit të saj u përkeqësua, bisedat rreth vdekjes së tij të mundshme u bënë pjesë integrale e jetës së tyre familjare.
Në fund të verës, të afërmit e Bruce Willis vendosën ta zhvendosnin atë në një shtëpi tjetër, ku ai është nën mbikëqyrjen 24-orëshe të kujdestarëve.
Emma tha se e mori këtë vendim për hir të vajzave të tyre, Evelyn 11-vjeçare dhe Mabel 13-vjeçare.





