Thursday, April 10, 2025
HomeMJEDISFakte interesante historike për Kalanë e Libohovës

Fakte interesante historike për Kalanë e Libohovës

Kalaja e Libohovës ngrihet mbi një plan shkëmbor nëlindje të qytetit të Libohovë me një planimetri thuajse katërkëndëshe 70 x 80 m. Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore Gjirokastër solli të dhëna për këtë vendndodhje e cila ka marrë vëmendjen e historianëve dhe studiuesve dhe tashmë mund të vizitohet edhe nga publiku. Kalaja e Libohovës përforcohet nga katër kulla poligonale në qoshet dhe me nje bastion në formë të rregullt gjeometrik ngjitur me njerën prej kullave në njërën nga qoshet. Fortifikimi është e pajisur me tre hyrje.

Ajo ruan në të gjitha karakteristikat e ndërtimeve tipike të Ali Pashës. Kalaja ka pasur rolin e një pallati të mbrojtur, e ndërtuar për motrën e Ali Pashes, Shanishanë. Brenda kalasë identifikohen ende rrënojat e sarajeve të motrës së Ali Pashës. Sipas prof. Karaiskaj, saraji dhe kalaja janë të së njëjtës kohë, dhe në fakt nga Pouqueville ajo përmendet vetëm si saraj e jo si kala ,duke mbartur kështu karakteristika të një saraji të dikujt të rëndësishëm siç ishte familja e Bejlerëve të Libohovës, pjesë e së cilës ishte dhe motra e Ali Pashës, Shanishaja.

Nga libri “Tepedelenli Ali Paşa 1744-1822 “ me autor stërnipin e Shanishasë, Ahmed Müfid Bej Libohovën, ai e quan sarajin, sarajet e Bejlerëve dhe përmend faktin që në të ka kaluar natën vetë Aliu si i ftuar te Bejlerët e Libohovës apo vetë Bajroni në udhëtimin e tij drejt Tepelenës ( kujtojmë që në këtë kohë Gjirokastra nuk kishte rënë akoma). E sigurtë është, sipas specialistëve, që ky ndërtim i përket fundit të shek. 18 ose fillimit të 19 dhe është para marjes së Gjirokastrës nga Aliu ( 1808 ) apo dhe para ndërtimit te kalasë së “Shën Triadhës” përballë me Gjirokastrën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ