Qendra e Personel-Rekrutimit është stacionuar me një qendër informacioni në Tiranë për të orientuar qytetarët mbi mundësitë që ofron angazhimi në Forcat e Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se, të rinjtë janë jo vetëm e ardhmja e vendit, por edhe e Forcave të Armatosura.

“Investimi në kapacitete është një nga prioritetet më të rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes”, theksoi ai në një postim në rrjetet sociale.

“Me miratimin e ligjit për Forcën Rezerviste dhe rritjen e ndjeshme të trajtimit financiar për rreth 6000 ushtarakë kemi bërë një hap të madh në këtë drejtim”, nënvizoi Vengu teksa ndau edhe një video nga të rinjtë që dëshirojnë të aplikojnë për të ndjekur Akademinë e Forcave të Armatosura.