Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTF1-Leclerc-Ferrari në “pole position”

F1-Leclerc-Ferrari në “pole position”

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, fitoi ‘pole position’ për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.

“Sigurisht që jam i befasuar. Ne erdhëm në fundjavë duke menduar se do të ishte një fundjavë e mrekullueshme nëse jemi përpara Aston dhe Mercedes në kualifikime, ndërsa tani jemi në ‘pole position’. Pra, është një surprizë shumë e mirë”, tha Leclerc.

“Ne nuk duhet të harrojmë se makina jonë e garës ndoshta ende ngec pas Red Bulls, kështu që do të jetë e vështirë të mbajmë epërsinë, por ky është objektivi”, shtoi ai.

Leclerc, 25 vjeç, fitoi vendin e parë me një minutë e 40.203 sekonda në fazën kualifikuese në Baku.

Max Verstappen nga Red Bull ishte vetëm 0.188 sekonda prapa në vendin e dytë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Sergio Perez doli i treti.

Lewis Hamilton dhe Fernando Alonso ishin përkatësisht në vendin e pestë dhe të gjashtë për Mercedes.

Çmimi i Madh i Azerbajxhanit, raundi i katërt i sezonit, do të zhvillohet të dielën në 51 xhiro në qarkun 6-kilometërsh të kryeqytetit Baku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments