Ambasada nënvizon se, ‘Immediate Response 25’ është një ushtrim në shkallë të gjerë i ushtrisë amerikane i projektuar për të rritur aftësitë mbrojtëse, për të mundësuar integrimin në NATO përmes programeve të gatishmërisë së partneritetit shtetëror, dhe për të përgatitur Aleatët e NATO-s në zbatimin e planeve rajonale.

Ambasada shton se, ai është gjithashtu një shembull i angazhimit të ShBA ndaj Aleancës.