Komisioni Evropian ka zbuluar planet për një projekt hekurudhor me shpejtësi të lartë, që do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit në të gjithë kontinentin, që nga viti 2030 sipas ”The Guardian”.
Edhe pse këtë vit pati disa reduktime në shërbimet e trenave të nates, duket se hekurudha me shpejtësi të lartë po merr hov në Evropë.
Në fillim të vitit u shpallën planet për një “sistem hekurudhor në stil metroje “ dhe tani Komisioni Evropian ka ndarë detaje të një nisme tjetër për të përmirësuar lidhjet ndërkufitare dhe për të shkurtuar kohët e udhëtimit.
Komisioni Evropian ka propozuar një rrjet hekurudhor të integruar, ku trenat do të lëvizin deri në 250 km/orë, duke bërë që lidhjet mes kryeqyteteve evropiane të reduktohen deri në gjysmën e kohës aktuale.
Për shembull, udhëtimi midis Berlinit dhe Kopenhagë do të zgjasë katër orë në vend të shtatë, ndërsa rruga Sofje–Athinë do të shkurtohet nga gati 14 orë në vetëm gjashtë deri në vitin 2035.
Plani përfshin edhe lidhje të reja tërheqëse, si Paris–Lisbonë përmes Madridit dhe Varshavë–Talin përmes Rigës, duke krijuar mundësi të reja për udhëtim në Evropë.
Siç pritet, rrjeti i shpejtë do të funksionojë plotësisht pas vitit 2040, por disa linja do të jenë operative që nga viti 2030. Koha e udhëtimit do të jetë ndjeshëm më e shkurtër: për shembull, Pragë–Romë do të marrë dhjetë orë, ndërsa Stokholm -Kopenhage vetëm katër.
Me këtë zhvillim, udhëtimi me tren në Evropë do të bëhet më i shpejtë, i besueshëm dhe më i qëndrueshëm, duke ofruar një alternativë më të gjelbër ndaj fluturimeve me çmime të ulëta.
Sa do të kushtojë projekti, mbetet për t’u parë, por për shumicën e udhëtarëve, një rrugëtim me tren me shpejtësi të lartë duket shumë më tërheqëse se ulja e mundësisë së të qëndruarit në këmbë në avionë me kosto të ulët.
Kjo nismë bën pjesë në “Trans-European Transport Network “(TEN-T, një plan i i Komisionit Evropian që përfshin krijimin e një rrjeti të ri rrugësh, hekurudhash dhe porteve në të gjithë kontinentin





