Fitorja dukej si një përfundim i paramenduar dhe krejtësisht e pabesueshme. Me shtatë Oscar, komedia e ashtuquajtur e çmendur “Everything Everywhere All At Once” (“Gjithçka, kudo dhe Përnjëherë”) fitoi Oscarin për filmin më të mirë duke u bërë një nga filmat më absurdë që fitoi këtë çmim të madh. Një përzierje e aksionit, humorit dhe fantashkencës, filmi dukshëm mundi historinë intime të Steven Spielberg “The Fabelmans”, tragjikomedinë “The Banshees of Inisherin” ose “Top Gun: Maverick”. “Faleminderit Academy. Faleminderit studio A24. Ju e patë të çuditshmen tonë dhe na mbështetët”, tha producenti i filmit Jonathan Wang teksa merrte statujën e artë. Ky film i pavarur pati një sukses të papritur në kinema, me më shumë se 100 milionë dollarë të ardhura. Filmi artistik tregon aventurat e Evelyn Wang, një tregtare kinezo-amerikane – e luajtur nga Michelle Yeoh – e pushtuar nga shqetësimet e saj familjare dhe telashet e saj me taksat. Në mes të rënies së saj të përditshme, ajo zbulon ekzistencën e universeve paralele dhe befas e gjen veten të ngarkuar të shpëtojë njerëzimin nga një forcë e keqe që rezulton të jetë alter egoja e vajzës së saj lezbike dhe në depresion. Për ta arritur këtë, ajo duhet të eksplorojë pafundësinë e këtij “multiversi”, në mënyrë që të shfrytëzojë fuqitë e jetës së saj alternative. A mund të ketë qenë ndryshe ekzistenca ime e shurdhër? Dhe nëse po, me çfarë çmimi? Kërkimi i Evelynit më pas kthehet në terapi familjare, e ndërthurur me një ortek skenash ekscentrike. Ndërkohë, “All Quiet on the Western Front” (”Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”) i Edward Berger fitoi katër Oscar. Filmi, i bazuar në librin e vitit 1929 të Erich Maria Remarque, tregon tmerrin e Luftës së Parë Botërore nga këndvështrimi i një ushtari të ri. Rolin kryesor e luan aktori austriak, Felix Kammerer. Përveç Gjermanisë në listën e kandidaturave për çmimet Oscar u përfshinë gjithashtu, filma si “Corsage” (Austri), “Saint Omer” (Francë) dhe “Bardo: False Chronicle of a Handful of Truths” (Meksikë) apo TAR. Aktorja malajziane Michelle Yeoh fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë për “Everything Everywhere All At Once”, duke u bërë aktorja e parë me origjinë aziatike që fitoi çmimin në 95 vjet ceremoni. “Për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që duken si unë duke parë sonte, ky është një simbol i shpresës dhe mundësisë”, tha ajo me emocion. “Është histori në lëvizje”, shtoi ajo. Aktori amerikan Brendan Fraser fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për rolin e tij si një profesor obez i izoluar në shtëpi në “The Whale”. Ish-ylli i filmave të suksesshëm në vitet 1990 si “The Mummy”, ai nënshkruan kështu një rikthim spektakolar pasi kishte rënë në harresë. atsh
“Everything Everywhere All At Once” fiton Oscar
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on