Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTEva Buzo,Mjeku: Gjendja stabile

Eva Buzo,Mjeku: Gjendja stabile

Eva Buzo, notarja shqiptare e cila nisi gjatë ditës së djeshme notimin nga Brindisi i Italisë për të mbërritur në Shqipëri, është ndalur pas 28 orësh për shkak të problemeve fizike. Edhe pse i kishin mbetur pak orë nga mbërritja në Vlorë, teksa ishte shumë pranë Karaburunit, notarja Buzo ka vendosur edhe më këshillën e mjekëve të ndërpresë garën e saj, pasi shfaqi probleme në të folur dhe po ashtu pati komplikime nga pickimi i një kandili. Pasi është transportuar në breg nga mjetet ujore që e shoqëronin, Buzo i është drejtuar spitalit të Vlorës. Shefi i Reanimacionit në Vlorë, Edmond Breshani tha se Eva ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. “Aktualisht është në gjendje stabile nga ana hemodinamike. Është koshiente, pak e lodhur dhe me pak ethe nga lodhja. Por treguesit janë normalë. Tensioni alteral, pulsi dhe treguesit e tjerë të gjendjes së përgjithshme janë mirë”, tha Breshani. Sipas mjekut, Eva Buzo është paraqitur në spital me dridhje, teksa u shpreh se i duhen disa orë për të rekuperuar plotësisht veten. “Erdhi në një gjendje me dridhje nga të ftohtit dhe lodhja. Kishte humbje lëngjesh ndoshta edhe për shkak të metabolizmit që është i shtuar për arsye të sforcos. Do t’i duhet rreth 4 orë për të marrë veten. Ne tashmë jemi duke e mbajtur me likuide, kompresa të ngrohta dhe ambient të freskët. Në momentet e para që ka ardhur këtu, ajo mund të artikulonte por ne nuk komunikuam shumë, sepse nuk donim ta lodhnim. Megjithatë, tentonte t’iu përgjigjej pyetjeve. Ishte në gjendje të lodhur jo se vuante ndonjë problem shëndetësor. Kishte shenja në trup nga lodhja, nga goditja, nga pickimet që mund të ketë pasur, kishte disa njolla kinotike në trup. Nuk kishte nxirje, vetëm skuqje”, tha mjeku. Eva Buzo mbylli garën e saj 16 kilometra nga finishi, ndërsa kishte notuar për rreth 75 kilometra. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments