Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEurovision njofton ndryshime

Eurovision njofton ndryshime

Organizatorët e ”Eurovision Song Contest 2023” kanë njoftuar ndryshime në sistemin e votimit përpara shfaqjes së vitit të ardhshëm, i cili do të mblidhet në Liverpool.

Bashkimi Evropian i Transmetuesve tha të martën se vetëm votat e shikuesve do të vendosin se cilat vende kalojnë nga faza gjysmëfinale.

Ndryshime të tjera përfshijnë mundësinë e shikuesve në vendet jo-pjesëmarrëse të votojnë në internet dhe gjykimin e votave të panelit të kombinuara me votat e audiencës globale për të vendosur rezultatin përfundimtar.

Gjyqtarët profesionistë të industrisë së muzikës do të vendosin së bashku me audiencën për finalen e madhe.

Martin Osterdahl, mbikëqyrës ekzekutiv i ”Eurovision Song Contest”, tha se ”masa do të “fuqizojë më shumë audiencën” pasi konkursi i këngës mbetet i rëndësishëm dhe emocionues pas 67 vitesh performancë”.

“Në vitin 2023, vetëm shikuesit e Eurovision Song Contest do të vendosin se cilat vende do të arrijnë në finalen e madhe dhe, duke reflektuar ndikimin global të ngjarjes, të gjithë ata që e shikojnë shfaqjen, kudo që jetojnë në botë, mund të japin votën e tyre si dhe këngët e preferuara”, shtoi ai.

“Duke përfshirë edhe juritë profesionale të muzikës në vendosjen e rezultatit përfundimtar, të gjitha këngët në finalen e madhe mund të gjykohen sipas kritereve më të gjera të mundshme”, theksoi Osterdahl.https://ata.gov.al/2022/11/22/eurovision-njofton-ndryshime-ne-sistemin-e-votimit-ne-2023/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments