Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIEurostat: Shqipëria, në vend të katërt për konsumin e energjisë nga burime...

Eurostat: Shqipëria, në vend të katërt për konsumin e energjisë nga burime të rinovueshme

Shqipëria renditet në vendin e katërt në Europë për konsumin energjisë nga burime të rinovueshme. Të dhënat raportohen nga Eurostat. Sipas tij konsumi bruto i energjisë, që gjenerohet nga burime të rinovueshme për vitin 2022 në Shqipëri rezultoi në 44%. Në vendin e parë renditet Norvegjia me gati 76% të konsumit të energjisë nga burime të rinovueshme, në vendin e dytë Suedia me 66%, ndërsa në të tretin Finlanda, me 48%. Sipas Eurostat këto vende e mbështesin konsumin e tyre kryesisht në HEC-e, erë dhe biokarburante të ngurta dhe të lëngshme. Gjithnjë sipas Eurostat, pjesa e burimeve të rinovueshme në konsumin bruto të energjisë finale në nivel të Bashkimit Evropian arriti në 23 % në vitin 2022. Krahasuar me vitin 2021, kjo përfaqëson një rritje prej 1.1 pikë përqindjeje. Ndërkaq, direktiva e rishikuar për energjinë e rinovueshme ka rishikuar objektivin e BE-së për energjinë e rinovueshme për vitin 2030 nga 32% në 42.5% (me synimin për ta rritur atë në 45%). Eurostat sugjeron që vendet e BE-së duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të përmbushur kolektivisht objektivin e ri të BE-së për vitin 2030. Ky objektiv kërkon rritjen e pjesës së burimeve të rinovueshme të energjisë në konsumin bruto të energjisë finale të BE-së me pothuajse 20 pikë përqindje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ