Monday, November 25, 2024
HomeMJEDISEurostat: Shqipëria me rritjen më të lartë të netëqëndrimeve në akomodimet turistike

Eurostat: Shqipëria me rritjen më të lartë të netëqëndrimeve në akomodimet turistike

Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë për netëqëndrimet në akomodimet turistike në vitin 2023. Referuar statistikave nga Eurostat për netëqëndrimet në akomodimet turistike për gjithë Europën tregojnë se netët e kaluara në hotele e struktura të ngjashme në 2023 u rritën në Shqipëri me 56.8% në krahasim me vitin 2022, ndërsa ishin 84.7% më të larta se në 2019-n, përpara se të fillonin kufizimet e pandemisë. Bashkimi Europian pa një zgjerim prej 6.1% të netëqëndrimeve në 2023 në raport me 2022-n, ndërsa në krahasim me 2019-n me 1.4%. Shteti i dytë më rritjen më të lartë të netëqëndrimeve pas Shqipërisë është Malta me 20.5% dhe Qipro me 20%, në krahasim me 2022-n. Të dhënat për Malin e Zi nuk janë të disponueshme. Rritje të lartë u shënua si për turistët e brendshëm ashtu dhe ato ndërkombëtarë. Në 2023, netëqëndrimet e vizitorëve ndërkombëtare në Shqipëri u rritën me 81.7%, nga -0.3% që ishte ndryshimi për Bashkimin Europian. Shteti i dytë me ecurinë më të mirë të netëqëndrimeve të vizitorëve ndërkombëtare ishte Serbia me 39.3%. Netëqëndrimet nga vizitorët vendas në Shqipëri u rritën me 90.3%, nga 2.8% mesatarja e Bashkimit Europian, ndërsa vendin e parë e zuri Islanda, me 109.3%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments