Transformimi në zhvillim përmes investimeve private dhe buxhetore në çdo hallkë të bujqësisë, ka rritur kontributin e këtij sektori në ekonominë e vendit, rrjedhimisht dhe në atë familjare.
Raporti i Eurostat për vitin 2024 tregon që ekonomia bujqësore në Shqipëri arriti në kuotat e 17,9% të vlerës së përgjithshme ekonomike të vendit.
Sipas Eurostat, ky tregues rezulton 10 herë më e lartë se në vendet e BE dhe dyfishi krahasuar me vendet e rajonit.
Ekonomia bujqësore në tërësi renditet ndër sektorët me të mëdhenj në ekonominë e vendit, ku kërkesa për produkte bujqësore shënon rritje të qëndrueshme, së bashku me eksportet.
Sipas statistikave të MBZHR-së, gjatë muajit maj 2025, eksportet bujqësore arritën në 5,92 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 9% në vlerë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, objektivi ambicioz i qeverisë është 1 miliard euro eksporte bujqësore deri në vitin 2030.