Saturday, November 23, 2024
HomeLAJMEEuropean News Room

European News Room

Filloi zyrtarisht projekti mediatik European Newsroom (ENR), ku përfshihen 18 agjenci evropiane lajmesh, mes të cilave edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare. ENR synon të stimulojë bashkëpunimin ndërmjet agjencive të lajmeve, që kanë korrespondentët e tyre në Bruksel, drejt përmirësimit të shkëmbimit të informacionit, trajnimit, kontrollit të fakteve dhe standardeve të gazetarisë. Agjencia gjermane e lajmeve, DPA dhe ajo franceze, AFP janë drejtuese të projektit, ndërsa marrin pjesë edhe agjencitë e tjera europiane dhe rajonale si ajo italiane ANSA, austriake APA, belge Belga, bullgare BTA, spanjolle EFE, Europa Press, rumune AGERPRESS, boshnjake FENA, kroate HINA, maqedonase MIA, sllovene STA, serbe TANJUG, sllovake TASR. Projekti financohet nga një grant i Komisionit Evropian me vlerë 1,76 milionë euro. Lajmet publikohen nga çdo agjenci në gjuhën amtare përkatëse çdo të hënë dhe të enjte. Një herë në javë, ENR zgjedh një temë evropiane në të cilën agjencitë japin kontributin e tyre dhe kjo temë publikohet në anglisht.

https://ata.gov.al/2022/07/08/atsh-nis-transmetimin-e-lajmeve-ne-european-news-room-enr/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments