Pjesa e parë e ditës; do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore do të ketë kalime të përkohëshme të vranësirave. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë republikën e Kosovës, vranësira të shpeshta por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale POR mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 19°C. Era do te fryjë mesatare deri e fortë me shpejtesi maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor.
Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave te lahta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në të gjithë MV POR nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht RRITJE në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradite POR forcohet pasdites duke arritur shpejtesinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.
Gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Lindore do të PARAQITEN nën mbziotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe vranesirat e shpeshta të jenë dominante NDERSA pothuasje e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian PARAQITET nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente. Konkretisht; rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere do të kenë rajoni i Balltikut si edhe Europa Qëndrore. Po ashtu shira me intensitte të larte do të bien në Ishujt Britanike, gadishullin Iberik si edhe në brigjet e deti Egje.