Orët e para të ditës në Kosovë do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zona të izoluara në Veriperëndim të vendit. POR parashikohet që orët e pasdites ti theksojnë vranësirat në territorin e Kosovës, KU më të fokusuara do të jenë përgjatë kufirit me territorin Shqiptar duke sjellë dhe reshje të pakta shiu. Mbrëmja do të sjellë përmirësim të motit.
MV gjatë paradites do të jetë nën mbizotërimin e orëve të shumta me diell,
POR herë pas here pritet të ketë dhe kalime të lehta të vranësirave. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillim gjatë pjesës së dytë të ditës në të gjithë territorin e vendit duke gjeneruar reshje shiu. Shirat më të dukshëm do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore.
Vijon Rajoni i Ballkanit dhe pjesa tjetër e Jugut të kontinentit të jenë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, KU vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë shira kryesisht pas mesdite. Gjithashtu nën ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut MBETET Europa Lindore. Ndërsa Skandinavia, Britania e Madhe dhe pothuajse gjithë Europa Qëndrore PARAQITEN nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.