Republika e Kosoves, në pjesën e parë të ditës do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të shpeshta pritet të jenë në zonat Lindore. Ndërsa; gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat gradualisht do të theksohen në vend, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Perëndimore të Kosoves. Vlerat e larta barike do të sjellin mot të qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës në republiken e MV, KU kthjellimet më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës. Ndërsa gjate orëve të pasdites; do të ketë shfaqje të vranësirave në të gjithë Republikën e MV të cilat më të shumta pritet të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore te MV, por mundësia për reshje është thuajse zero. Në dy skajet e Europës; përkatësisht të gadishullit Skandinav dhe gadishullit Iberik PARAQITEN nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta. Gjithashtu, Brigjet e Egjeut dhe vendet perëndimore do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Ndërsa; vijon problematike situata në brigjet e Italisë, KU shirat e dendur dhe stuhitë e erës mbeten prezent. Me vranësira dhe shira do të jenë vendet e Ballkanit si edhe Europa Lindore.