Tuesday, November 26, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Shtunë,16 Shtator 2023

Europa,Rajoni Moti-E Shtunë,16 Shtator 2023

Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta në pjesën më të madhe të territorit. POR pasditja do të sjellë kalim të vranësirave, kryesisht në zonat Veri-Veriperëndimore duke rrezikuar momente me pika shiu; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje KU vranësirat do të largohen nga i gjithë territori i Kosovës. Përsa i përket, parametrit të erës herë pas here do të jetë deri në 40 km/h.

Republika e MV në pjesën më të madhe të territorit PARAQITET në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme; ko do të bëjë që orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta POR pasditja do të sjellë grumbullim të vranësirave KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat qëndrore duke gjenruar reshje të pakta shiu. Parashikohet që temperaturat e ajrit të jenë vijojnë relativisht të larta. Ndërsa; parametri i Erës paraqitet hera – herës, problematik duke bërë që në momente të vecanta Era të arrijë deri 45 km/h.

Europa Veriore dhe ajo Lindore do të PARAQITEN nën mbziotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone. Po ashtu; Europa Qëndrore si edhe ishujt Britanikë do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu duke krijuar probleme në shumë zonat të Europës Qëndrore, kryesisht në Zvicër, Hollandë dhe Belgjikë. Ndërsa; Brigjet e Detit të zi si edhe brigjet e Detit Egje do të jenë nën ndikimin e motit kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments