Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i nxehtë POR pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 36 gradë C në orët e mesditës.
Republika e MV MBETET në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta GJATE orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat do të PARAQITEN në zonat Jugperëndimore POR nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperatura më të larta do të shënohen në Shkup dhe Manastir deri në 38 gradë C.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi rajonin e Balltikut do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere në Europën Veriore dhe veriperëndimore. PO ashtu, stuhitë tropikale do të vijojnë të jenë prezente në pjesën më të madhe të Europës Qëndrore duke sjellë mjaft probleme. NDERSA e gjithë pjesa tjeter e Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta KU problematike situata paraqitet në gadishullin e Ballkanit, Italinë Jugore si edhe brigjet e Greqisë KU priten temperatura mbi 40 gradë C si pasoje e valëvë te nxehtit Afrikan.