Edhe gjatë ditës së premte; Republika e Kosovës do të PARAQITET nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant deri në orët e pasdites kur vranësirat bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës duke rrezikuar shira të përkohëshëm në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar. Parashikohet që nata dhe mëngjesi pas-ardhës të ri-kthejnë sërisht motin e kthjellët në të gjithë Kosovën.
MV për-gjatë paradites PARAQITET në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta POR orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, duke krijuar mundësi për rrebeshe shiu në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Kjo situate e vranësirave do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim gradual i vranësirave. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 31 apo 32 gradë C.
Prezenca e një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri në Lindje të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në Europën Veriore dhe atë Lindore. Po ashtu, pjesërisht Europa Qëndrore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi breshëri; pas temperaturave të larta NDERSA Moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit; si pasojë e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve KU temperatura të larta do të përjetojë gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje.