Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i nxehtë POR pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 38 gradë C në orët e mesditës.
Republika e MV MBETET në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta GJATE orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat do të PARAQITEN në zonat Jugperëndimore POR nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperatura më të larta do të shënohen në Shkup dhe Manastir deri në 40 – 41 gradë C.
Vendet e Europës Lindore; janë përfshirë prej nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, pjesërisht Europa Qëndrore dhe ishujt Britanikë do të PARAQITET me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu; NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të DOMINOHET nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta KU vlera ekstreme priten në Itali, gadishullin e Ballkanit, brigjet Greke dhe brigjet e Turqisë.